admin

admin

This author admin has created 6 entries.

Qendra Sociale “Streha Tiranë”

Ky prezantim ka si synim tё prezantojë shërbimin më të ri të mundësuar nga Bashkia Tiranë, Qendrën Sociale “Streha Tiranë” e cila është ideuar për t’i ardhur në mbrojtje individëve në situatë rruge, përmes ofrimit të një strehe, kujdesi e mirëqenieje.

Në mbarë këtë proces, rëndësi të vecantë kanë edhe profesionistёt lokalё  tё cilёt ushtrojnё aktivitetin nё Tiranё, si pёrfaqёsues tё njёsive administrative apo   qendrave sociale bashkiake, tё cilёt pёrdorin metodёn e menaxhimit tё rastit (MR) pёr tё mbёshtetur dhe per t’u shёrbyer mё mirё grupeve vulnerabёl, tё tillё si janë edhe individët në situatë rruge

Roli i punonjësit social

“QENDRA SOCIALE “STREHA TIRANË”

DHEROLI I PUNONJËSIT SOCIAL
TË NJËSISË TË QEVERISJES VENDORE/NJVNR
”   

Prezantimi u realizua më datë 6 Dhjetor 2018, në ambientet e Qendrës Sociale “Streha Tiranë”, ora 9:00 – 13:00

Ky prezantim kishte si synim tё prezantojë shërbimin më të ri të mundësuar nga Bashkia Tiranë, Qendrën Sociale “Streha Tiranë” e cila është ideuar për t’i ardhur në mbrojtje individëve në situatë rruge, përmes ofrimit të një strehe, kujdesi e mirëqenieje.

Shndërrimi i Hapësirës

Qendra Sociale “Streha Tiranë” është e vendosur brenda në ambientet e ish-Uzinës së Autotraktorëve, aktualisht Uzina e Pjesëve të Ndërrimit për Automjete, Shkozë, ndodhur në zonën kadastrale 8170, në hartën me indeks M-N-20, Rruga “Ali Shefqeti”, brenda territorit të UPNA-së.Është bërë rikonstruksion, i realizuar në  zbatim të vendimit nr. 4/1, datë 09.03.2018, i Këshillit Teknik, Drejtoria e Përgjithshme e Punëve Publike, Bashkia Tiranë

Rikonkstuksioni

“TIRANA SHELTER for the HOMELESS”“Reconstruction of the Industrial Object of the Uzina e Traktoreve for the purposes of the creation of a space for the treatement of the homeless people”