“QENDRA SOCIALE “STREHA TIRANË”

DHEROLI I PUNONJËSIT SOCIAL
TË NJËSISË TË QEVERISJES VENDORE/NJVNR
”   

Prezantimi u realizua më datë 6 Dhjetor 2018, në ambientet e Qendrës Sociale “Streha Tiranë”, ora 9:00 – 13:00

Ky prezantim kishte si synim tё prezantojë shërbimin më të ri të mundësuar nga Bashkia Tiranë, Qendrën Sociale “Streha Tiranë” e cila është ideuar për t’i ardhur në mbrojtje individëve në situatë rruge, përmes ofrimit të një strehe, kujdesi e mirëqenieje.

Në mbarë këtë proces, rëndësi të vecantë kanë edhe profesionistёt lokalё  tё cilёt ushtrojnё aktivitetin nё Tiranё, si pёrfaqёsues tё njёsive administrative apo   qendrave sociale bashkiake, tё cilёt pёrdorin metodёn e menaxhimit tё rastit (MR) pёr tё mbёshtetur dhe per t’u shёrbyer mё mirё grupeve vulnerabёl, tё tillё si janë edhe individët në situatë rruge.

Pjesёmarrёsit nё kёtё prezantim u  njohen me shërbimin e ri dhe përforcuan njohuritë mbi procedurat mbi ofrimin e kujdesit social e nё menaxhimin e rasteve nё bashkёpunim me tё gjitha burimet dhe partnerёt.