Përvec Stafit të punësuar me kohë të plotë mendohet që në qendër të angazhohen dhe vullnetarët pra individë nga komuniteti, studentë, praktikantë që përfshihen për të ofruar kontributin e tyre vullnetar në aspekte të ndryshme të funksionimit të Strehëzës, sipas aftësive dhe disponueshmërisë së tyre, dhe gjithashtu edhe Staf i kontraktuar për shërbime të caktuara që do të ofrohen në bazë të nevojave të Strehëzës, kjo bazuar në marrëdhënie ligjore që kuadri ligjor në fuqi përcakton.
Mbështetur në specifikat që shërbimet e ofruara e ato të synuara mbartin, propozojmë miratimin e organikës së Qendrës Sociale “Streha Tiranë” për personat e pastrehë të qytetit prej 12 punonjës, me përbërjen si më poshtë :
- Drejtor i Qendrës (1)
- Financier (1)
- Punonjës Social (2)
- Psikolog (1)
- Infermier (1)
- Kuzhinier (1)
- Sanitare (2)
- Roje (2)
- Mirëmbajtës (1)
