Shërbimet e ofruara

Qendra Sociale “Streha Tiranë” ofron:

  • Akomodim i përkohshëm (fjetje) për personat e në situatë rruge dhe në raste emergjence;
  • Sigurim i paketës së shërbimeve bazë: higjenë, mencë sociale, kujdes shëndetësor e psiko-social;
  • Shërbime këshilluese, ndërmjetësuese lidhur me statusin civil, strehim social, punësimin dhe aspekte ligjore;
  • Parandalim i braktisjes, institucionalizimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore;
  • Integrimi i individëve me probleme sociale dhe të zhvillimit;
  • Ofrimi i programeve të fuqizimit të individit dhe familjes;
  • Sigurim i një mënyre jetese të shëndetshme e të pavarur për personat me aftësi të kufizuar.